Lajme

Kurti: Dialogu me Serbinë s’ka qenë as top 1, as top 2 e shpeshherë as top 3 gjatë dy viteve qeverisje

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 22 March 2023

Kryeministri Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është duke e dhënë një intervistë për Radio Televizonin e Kosovës (RTK).

Kurti është pyetur nga moderatorja në lidhje me prioritetet e tij qeverisëse. Kurti deklaroi se dialogu nuk ka qenë në tri prioritetet e tij gjatë dy viteve të mandatit të tij.

“Nuk mendoj që ka qenë i pari sa jemi për dy vjet në qeverisje, kemi ndërmarrë shumë aktivitete, vendime, veprime. Mund të them që nga 136 mbledhje të qeverisë, 756 vendime, 209 projektligje, 42 koncept dokumente tregojnë vëllmin e madh të punës, që megjithatë zotimin tonë për punësim dhe drejtësi i kanë mbajtur prioritet. Nuk them që e kemi neglizhuar dialogun me fqinjin tonë verior, mirëpo asnjëherë s’ka qenë as top 1, as top e shpesh herë as top 3″, tha Kurti/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera