Lajme

Kurti dhe Osmani së bashku bëjnë homazhe te varrezat në Mejë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 27 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varrezat në Mejë në përvjetorin e të pagjeturve.

Kështu u bë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit, shkruan gazeta inFokus.

“Meja është vendi i masakrës më të madhe të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj 27 Prilli shënon Ditën e të Zhdukurve në Kosovë. 376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vranë, masakruan dhe kidnapuan brenda ditës. Sot, si rrjedhojë e rrethanave të krijuara nga COVID-19, në pamundësi për të qenë me familjet e atyre që humbën më të dashurit, e të atyre që akoma presin të dinë për fatin e tyre, Kryeministri i vendit zgjodhi të jetë afër kujtimit të atyre që nuk janë më mes nesh.

-Advertisement-

“Hapësira të zbrazëta mes varresh, pa pllakë përkujtimore e pa varr, qëndronin mes varreve aktuale, në pritje të 13 të tjerëve të cilët akoma sot mungojnë nga kjo masakër e kobshme.

Sot, 21 vjet pas, përgjegjësit – emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës – janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit.

Bëjmë thirrje që me të pasur mundësinë e gjykimit në mungesë, këta persona do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen në mënyrë meritore për krimet që kanë kryer.

Sepse familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera