Lajme

Kurti dhe Osmani emërojnë drejtorin e ri të AKI-së

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 15 April 2021

Presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti kanë marrë vendim për të emëruar drejtorin e ri të AKI-së.

Në njoftimin për media të dërguar pak minuta më parë nga zyra e presidentit, është bërë e ditur se në këtë pozitë është emëruar Petrit Ajeti.

Kush është kryespiuni i ri i Kosovës?

-Advertisement-

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera