Lajme

“Kurti dhe njerëzit që e rrethojnë duhet të jenë të kujdesshëm, pasi çkado që i ndodhë ka pasojë të rënda për vendin”

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 20 October 2019

Gjatë mbrëmjes së sotme vetura në të cilën gjendej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati një aksident në Shqipëri.

Pas kësaj, analisti Rrahman Paçarizi ka deklaruar se Kurti dhe njerëzit të cilët e rrethojnë duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi çkado që i ndodhë ka pasoja të rënda për vendin.

Tutje ai shtoi se Kurti është votuar nga 185 mijë qytetarë të Kosovës, prandaj secila situatë e këtillë, mund të shkaktojë keqkuptime e konspiracione të rrezikshme.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

AKSIDENTI

Albin Kurti dhe njerezit qe e rrethojne duhet te tregohen me te kujdesshem, pasi ckado qe i ndodh ka pasoja te renda per vendin. Sigurisht qe pas zgjedhjea kryeminister, autoritetet perkatese e marrin ne dore sigurine e tij, por deri atehere duhet kujdes i shtuar dhe pergjegjesi me e madhe edhe e z. Kurti. Ai eshte i votuar nga 185 mije qytetare te Kosoves, prandaj secila situate e ketille, qofte edhe si kjo e sotmja qe fatmiresisht ka kaluar pa pasoja, mund te shkaktoje keqkuptime e konspiracione te rrezikshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera