Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së
Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 02 February 2023
Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi rektoratin e Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku u pritën dhe u takuan me rektorin Qerim Qerimin dhe menaxhmetin e Universitetit.
Kurti dhe Nagavci u njoftuan për punën dhe sfidat e këtij institucioni dhe i njoftuan menaxhmentin e tij për punën dhe veprimet e ndërmarra deri tani me qëllim përmirësimin e arsimit të lartë, transmeton Klan Kosova.
Theks iu dha Projektligjit për Arsimin e Lartë që tashmë është miratuar në Qeveri dhe avancimeve që ai parasheh në sigurimin e integritetit akademik.
Në takim u diskutua edhe për suksesin e shënuar sa i përket numrin të citimeve sipas platformës Cybermetrics Lab, procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe proceseve administrative dhe përfaqësimin e grave në fushat STEM.
Sipas matjeve të fundit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka regjistruar një total prej 56518 citimesh në “Google Scholar Citations” që shënon rritje prej 12288 citimesh nga publikimi i fundit i bërë në korrik të vitit të kaluar.
“Universiteti i Prishtinës vazhdon të prijë si universiteti me rangim më të lartë në rajonin shqipfolës”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.
Sa i përket digjitalizimit, Rektori Qerimi u shpreh se ai dhe menaxhmeti janë të orientuar kah digjitalizimi i proceseve administrative të Universitetit. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti theksoi se transformimi digjital i sjellë dobi ekonomisë dhe administratës dhe se digjitalizimi i proceseve administrative garanton llogaridhënie, cilësi në shërbime dhe transparencë.
Sipas menaxhmentit, viteve të fundit është shënuar rritje e përfaqësimit të grave në fushat STEM dhe se bursat e MASHTI-t për këto fusha kanë pasur efekt pozitiv në motivimin e studenteve. Përqindja e vajzave që studiojnë inxhinieri kompjuterike dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Prishtinës ka arritur mbi 60%.
Kryeministri Kurti e falënderoi për angazhimin, e uroi për pozitën e re dhe i dëshiroi punë të mbarë Rektorit Qerimi dhe menaxhmetit në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për Universitetin e Prishtinës i cili vazhdon të ketë rëndësi të madhe në emancipimin dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm.
Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, ndërkaq ministrja Nagavci ishte e shoqëruar nga këshilltarja e saj politike për Arsim të Lartë, Arrita Gola.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...