Kurti dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg zotohen për rritje të bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus
18:59 | 14 June 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, si një aleat, partner dhe mik të Republikës së Kosovës.
Ai e falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme të Austrisë për popullin e Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, si dhe para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Kryeministri Kurti veçoi faktin se Austria ishte vendi i parë që njohu diplomatë e Kosovës në vitet e ’90-ta, duke njohur universitetin dhe sistemin tonë arsimor, në një kohë kur studentët protestonin për të drejta dhe kundër shtypjes nga Serbia.
Duke shprehur mirënjohjen veçanërisht për ndihmën në ekonomi, tregti, edukim, kulturë, kryeministri Kurti tha se shpreson në rritje të bashkëpunimit bilateral ne këto fusha. Ai theksoi se Qeveria e Republikës se Kosovës është e gatshme për të shtuar bashkëpunimin me qëllim të rritjes së investimeve dhe shkëmbimeve tregtare. Duke theksuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitivë ekonomikë , kryeministri tha se Kosova dëshmon se qeverisja demokratike dhe zhvillimi ekonomik shkojnë krahas njëra-tjetrës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, u shpreh i lumtur për këtë vizitë dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë në mbështetje të Republikës së Kosovës.
Ministri i përmendi lidhjet e shumëfishta mes dy vendeve tona, duke potencuar lidhjet njerëzore. Ai tha se do te dëshironte që Austria të jetë mes tre investitorëve kryesorë në Kosovë dhe që të rritet bashkëpunimi në ekonomi. Ministri vlerësoi potencialin e popullit të Kosovës, si më i riu në Evropë dhe tha se beson në mundësitë që ofron Kosova veçanërisht në fushën e teknologjisë se informacionit.
Duke folur për energjinë e ripërtëritshme, ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Austrisë për të mbështetur Kosovën në këtë drejtim.
Nga të dy palët u vlerësua organizimi i Forumit të përbashkët Ekonomik në Kosovë, për mundësitë që ofroi në shkëmbimin e drejtpërdrejtë ndërmjet ndërmarrjeve të Kosovës dhe Austrisë.
Në këtë takim u bisedua edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe qasjen konstruktive dhe kreative të Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.
Duke biseduar për rrethanat e reja gjeopolitike, Kryeministri Kurti tha se mirëpret vëmendje të shtuar nga Bashkimi Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ritheksoi synimet e Qeverisë për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, për çka edhe tha se shpreson në mbështetjen dhe lidershipin e Austrisë, për të ecur përpara në këto procese.
Ministri Schallenberg ritheksoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Të tjera
-
Presidenti i Rusisë do bëjë udhëtimin e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sov...
-
5 zhvillimet që duhet të dini për luftën në Ukrainë këtë fundjavë
1. Rusia lëshon një breshëri raketash në Kiev Rusia sulmoi kryeqytetin ukr...
-
Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bas...
-
Britania prezanton ndryshime në ligj, burgim i përjetshëm për shoferët që e mbysin dikë në rrugë me automjet
Javën e ardhshme, në Mbretërinë e Bashkuar pritet të ndodhin ndryshime që mun...
-
Gjeloshaj: Kosova të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”, me këtë arrihet njohja reciproke me Serbinë
Kryetari i Alteranativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka shpërndarë...
-
Policia në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, arrin që t’i kap shtatë migrantë ilegal
Në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur t’i kap...
-
Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikën e Jugut
Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur në një klub nate në qytet...
-
KUJDES: Këta janë dy faktorët kryesorë që po e shkaktojnë kancerin në mushkëri
Faktorët kryesorë të cilët mund të shkaktojnë kancerin në mushkëri janë duhan...
-
Policia jep detaje për aksidentin ku një grua u godit nga vetura në Prishtinë
Gazeta Infokus pak më parë raportoi se një grua është goditur nga një veturë ...
-
Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të ...
-
Një grua goditet nga vetura në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë
Një grua është goditur nga një veturë para pak minutave në rrugën "Muharrem F...
-
Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Në vetëm gjashtë shtretër sa posedon një repart i Psikiatrisë, po trajtohen p...