Lajme

Kurti dhe Gërvalla marrin pjesë sot në hapjen e ceremonisë së edicionit të dytë të Forumit Ulpiana

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 09 December 2024

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, do të marrin pjesë në hapjen e ceremonisë së edicionit të dytë të Forumit Ulpiana.

Pjesëmarrës do të jetë edhe drejtori nga ANU Migration Hub, Alan Gamlen, ku edhe ai do të mbajë fjalim.

“Ceremonia e hapjes do të mbahet sot, me datën 9 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 17:00, në objektin e Pallatit të Rinisë, salla Atelea”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Edicioni do të zhvillohet në Prishtinë, nga nesër deri të enjten, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues nga më shumë se 30 shtete.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera