Lajme

Kurti dhe Abazoviq pajtohen që t’i mbledhin bashkë qeveritë në vjeshtë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 25 May 2022

Në Davos, kryeministri Albin Kurti e ka takuar homologun e tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviqin. Thotë se janë pajtuar, ndër të tjera, për mbledhje të dy qeverive, në veshtë.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që mbahet përvjet në Davos të Zvicrës, kryeministri Albin Kurti njofton se e ka takuar e ka biseduar me kryeministrin e Malit të Zi.
Ndërsa thotë se ka diskutuar për dy lidhjet rrugore mes Malit të Zi dhe Kosovës, dhe për mbledhjet e përbashkëta të Qeverive.

“E diskutuam bashkëpunimin, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe rritjes së investimeve, sidomos në nevojë e infrastrukturës në lidhjet Decan – Plavë dhë Pejë – Rozhajë. Ne u pajtuam për G2G [mbledhje të qeverive] këtë vjeshtë”, thuhet në një postim të bërë nga kryeministri kosovar në Twitter.

-Advertisement-

Kurti thotë se e uroi për marrjen e detyrës Abazoviqin, i cilia u bë kryeministër para pak javësh.

Kryeministri Kurti ka shkuar në Davos direkt nga Amerika, ku qëndroi më shumë se dy javë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera