Lajme

Kurti: Dëshmorët, mbartësit e historisë – s’ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën monumentin e Nënës Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 05 May 2021

Kryeministri i Kosovës në ditën e dëshmorëve ka thënë se ata janë bartësit kryesorë të historisë dhe dëshmitarë të një misioni.

Kurti në nnë status në facebook, ka deklaruar se kjo ditë i bashkon luftëtarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe kohëve që ranë për lirinë e përbashkët, shkruan Gazeta inFokus.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni. Dhe nuk ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën monumentin e Nënës Shqipëri.

Nëse historia jonë e përmban dëshminë e tyre, ajo na dëfton prej nga vijmë. Nëse historia shkruhet sipas frymës që themeloi çdo herë akti i tyre, atëherë ne do të dijmë sigurisht se kah shkojmë.

5 maji i bashkon luftëtarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe kohëve, që ranë për lirinë tonë të përbashkët. Dëshmorët na bashkojnë. Detyrën ndaj tyre do ta kemi kryer nëse një pjesë e ëndrrës së tyre gjendet e realizuar gjatë jetëve dhe veprimeve tona”./Gazeta inFokus/

Dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni. Dhe nuk ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, May 5, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera