Lajme

Kurti deklarohet përsëri për zgjedhjet serbe

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 22 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur se zgjedhjet serbe të 3 prillit, mund të mbahen vetëm me marrëveshje me Kosovën.

Në një lidhje direkte në emisionin “InfoKlania” në Radio Klan FM, Kurti nga Brezovica ku qëndroi për vizitë, ndër të tjerash tha se nuk ka zhvillime të reja sa i përket kësaj çështjeje.

“Nuk ka ndonjë zhvillim të ri. Sa i përket zgjedhjeve serbe, ato mund të mbahen vetëm me marrëveshje me Kosovën, e për këtë na nevojitet një kërkesë e tyre e cila nuk ka ndodhur”, tha kryeministri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera