Lajme

Kurti deklarohet pas lirimit, flet për përçarjen brenda VV-së dhe raportet me Molliqajn

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 29 December 2017

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kdaja Bujupi janë deklaruar për herë të parë pas lirimit të sotëm nga masa e paraburgimit, shkruan Infokusi.com

Kurti e ka quajtur politik procesin gjyqësor të tyre ndërsa ka thënë se janë shumë te lumtur për moslejimin e kalimit të Zajednicës dhe Demarkacionit

“Është proces i padrejtë dhe i ngarkuar, edhe sot e kësaj dite mund të themi të gëzuar që Zjadencia dhe Demarkacioni nuk kalojnë por ndaj Lëvizjes Vetëvendosje ka shumë padrejtësi e më e madhja është mbytja e Astritit të burg, por edhe dënimi I Frashërtit, Adeas, Egzonit pa prova”

-Advertisement-

Ndërsa i pyetur rreth publikimit të përçarëve brenda Vetëvendosjes, Kurti ka thënë se është i bindur për demokracinë brenda VV-së, shkruan Infokusi.com

“Unë në paraburgim në Lipjan kam mundur të shikoj vetëm tri kanale televizive, por  jam i bindur që demokracia brenda VV-së është mëse e mjaftueshme dhe që ne me durim të zhvillojmë diskutimet edhe për të mirën e VV-së edhe për të gjithë Kosovës. Unë besoj qe VV është subjekti më demokratik në Kosovë në të cilin ne besojmë, dialog, durim dhe demokraci është zgjidhja e të gjitha problemeve”ka thënë ai.

Në fund Kurti u pyet nëse ka marrë ende ndonjë urim nga anëtarët e VV-së posaçërisht nga Dardan Molliqaj

“Unë ende nuk e kam hapur telefonin, pas lirimit nga  paraburgimi erdha drejt këtu”  ka përfunduar Kurti.

Më 3 janar do të mbahet aktgjykimi për Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin e Albulena Haxhiun të akuzuar për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, ndërsa Faton Topalli vetëm për veprën e dytë penale./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera