Kurti: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut mbetet dokument i çmuar historik

Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 02 July 2023
Kryeministri Albin Kurti kujtoi 33-vjetorin e e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.
Ai u shpreh në historinë e përpjekjeve për Republikën e Kosovës, data e 2 korrikut e vitit 1990, është një kapërcim i madh dhe i pakthyeshëm.
Kurti potencoi se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 mbetet dokument i çmuar historik.
“E kërkuar veçanërisht nga demonstratat e vitit 1981 e tutje, Republika e Kosovës për të cilën u miratua kjo deklaratë kushtetuese, do të shpallej dy muaj më vonë më 7 shtator 1990 në Kaçanik, me anë të miratimit të një kushtetute nga po këta delegatë. Ndonëse atë kohë u njoh vetëm nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës e viteve ’90-të të shekullit të kaluar, u jetua politikisht dhe u mirëmbajt intensivisht nga populli i Kosovës si një republikë për rezistencë ndaj Serbisë fashiste, e cila Kosovën e pushtuar në vitin 1912, po e mbante të okupuar nën Jugosllavi. E hartuar si një “akt i vetëvendosjes politike” duke u thirrur “në bazë të principeve të demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve”, Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, mbetet një dokument i çmuar historik, si referencë për vlerat e kahjes politike të rrugëtimit tonë si komb, për republikën e parë të Kosovës.”, shkroi Kurti ndër të tjera në Facebook.
Sot janë bërë 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Të tjera
-
Policia thërret konferencë për media në orën 15:00
Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 15:0...
-
Një muaj paraburgim ndaj avokatit dhe zyrtarit të gjykatës në Prizren, dyshohen për ushtrim të ndikimit
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të pand...
-
Tragjedi në Tiranë: 52-vjeçari humb jetën pasi i bie në kokë bojleri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas turk në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë, ku...
-
Gashi qesh me Haxhiun, i uron “suksese” pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive, ajo: Faleminderit Arben, shihemi!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulen...
-
Kurti e gjeti rrugën pa kamera – sot hyri nga parkingu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për ...
-
Behrami: Deputeti Kurti është duke i dënuar edhe votuesit e vet
Artan Behrami, deputeti nga radhët e PDK-së, tha se ky bllokim nga LVV është ...
-
Çitaku me apel: Qytetarët nuk votuan për bllokadë, është koha për reflektim
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Përsëritje pa ndryshim: Kuvendi sërish pa komision, dështim i 21-të
Për të 21-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar t...
-
Kryeziu: Problemi i opozitës s’është tek Haxhiu, por tek Kurti
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka thënë se partitë nuk ...
-
Sipas Bahtirit, VV po bën përpjekje për zhbllokim: 21 orë janë shumë, jo 21 ditë
Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri pak para vazhdimit të 21- të të seancës...
-
Rexhepi: Jemi të gatshëm edhe për zgjedhje
Zëvendëskryeministrja në detyrë Emilja Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ...