Lajme

Kurti çohet të dalë jashtë, Musliu i bërtet: Rri more, rri o kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 24 January 2022

Kryeministri Albin Kurti e ka lëshuar seancën e Kuvendit ku po diskutohet rreth krizës energjetike dhe propzimit për shtrenjtim të rrymës, sapo deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e mori fjalën.

Musliu tha se Kurti është shndërruar në një “kryeministër të super arsyetimeve”, ndërsa e quajti kryeministrin “frikacak” dhe i bërtiti të rrinte aty kur ai u çua të dalë jashtë, raporton Gazeta Express.

“Albin Kurti i super premtimeve, sot është shndërru në një kryeministër të super arsyetimeve. Si rezultat, ky kombinim… Rri more, rri, mos u frikëso. Rri o kryeministër. Mos ik prej përgjegjësisë. Hajde ulu këtu, hajde… Frikacak”, tha ajo.

-Advertisement-

Duke e vazhduar fjalën, kryeparlamentari Glauk Konjufca e ndërpreu për një moment.

“Mos ma kërcëno kryeministrin, Gane”, tha Konjufca.

“Si rezultat ky kombinim na qet në pah vetëm një të vërtetë, e kjo e vërtetë është Albin Kurti i super fajësimeve”, vazhdoi Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera