Lajme

Kurti: Çmimet janë rritur për të gjithë, jo vetëm për arsimtarët dhe mësuesit

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 29 September 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pakoja për përballje me inflacionin është edhe si rezultat i trysnisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura me greva.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka deklaruar se nuk mund t’i trajtojë grevat në arsim si problem specifik.

Kjo pasi siç ka thënë kreu i ekzekutivit, çmimet janë rritur për të gjithë dhe jo vetëm për arsimtarët e mësuesit.

-Advertisement-

“Në markete nuk shkruan se këto produkte janë më shtrenjtë vetëm për mësimdhënësit. Nëse do të ndodhte kështu, atëherë do të ishte problem specifik”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje ka garuar në zgjedhjet e fundit me platformën për punësim dhe drejtësi, por s’ka pasur synim për rritje pagash. Megjithatë, ka thënë se një e tillë do të ndodhë me Ligjin për Paga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera