Lajme

Kurti citon Nikollë Nikprelajn e Gjergj Fishtën në fjalimin mes dy Qeverivë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 26 November 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e parë në mbledhjen e dy qeverive në Tiranë.

Kurti ka thënë se ka ndjesi të veçantë sa herë që vije në Shqipëri dhe këtë dashuri e ka përshkruar me dy citate.

“Sa herë që vi në Shqipëri, kam ndjesi të veçantë që nuk përshkruhet lehtë. Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi si nje lis me dy degë. Me pak fjalë, jemi një. Edhe dialektet tona po njësohen. Të thuash se jemi të lumtur si komb i ndarë, do ishte marrëzi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar, të thonë nacionalistë. Si patriotë duhet t’i luftojmë sot dy shtetet tona. Fishta thoshte “vërtetë ne kemi bajram e pashkë, por shqiptarinë e kemi të përbashkët” ka thënë Kurti./

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera