Lajme

Kurti: Çdo ditë po angazhohemi që të plotësojmë zotimet tona para qytetarëve

Autori: Islam Morina 19:55 | 24 November 2021

Kryeministri Albin Kurti, me anë të statusi në Facebook ka deklaruar se qeveria e tij në çdo mbledhje të saj po avancon kornizën ligjore duke propozuar projektligje e duke plotësuar e ndryshuar ato aktualet.

Kurti ka thënë se gjatë kësaj të mërkure janë miratuar nga qeveria 23 projektligje që rregullojnë sfera të ndryshme, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se një nga projektligjet me rëndësi të veçantë është ai i marrëveshjes me ShBA-të në lidhje me asistencën i ofruar në formë granti e që do të avancojë diplomacinë ushtarake në funksion të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare sikurse ajo e Kartës së Adriatikut.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

23 projektligje të miratuara dhe 1.7 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Në secilën mbledhje po përmirësojmë dhe avancojmë kornizën tonë ligjore duke miratuar projekligje të reja dhe plotësuar e ndryshuar ato aktuale. Sot kemi miratuar plot 23 projektligje. Tre sosh që rregullojnë të drejtën e pronësisë industriale dhe përcaktojnë standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, kurse 19 tjera janë harmonizuar me Ligjin për Kundërvajtje për të mundësuar zbatimin e plotë të sanksioneve kundërvajtëse në institucionet bujqësore. Një projektligj me rëndësi të veçantë e që e miratuam sot është ai i marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti. Përmes këtij projektligji do të avancojmë diplomacinë ushtarake në funksion të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare sikurse ajo e Kartës së Adriatikut.

Për dëmet në bujqësi të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore ndamë edhe 1.7 milionë euro në 29 komuna. Ky është vendimi ynë i dytë për kompensimin e dëmeve të fatkeqësive natyrore. Deri më tani kemi ndarë 3 milionë euro për këtë qëllim. Ndërkaq përkrahja për fermerët në këtë vit kalendarik ka arritur vlerën mbi 50 milionë euro.

Shfuqizuam vendimin për vazhdimin e mandatit të kryeinspektorit të Inspektoriatit të Tregut.

Në këtë mbledhje të 45-të bëmë edhe përgatitjet e fundit për mbledhjen e shtatë të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë duke i rekomandur Presidentes së vendit autorizimin e nevojshëm për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për sigurimet shëndetësore. Nesër vazhdojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të prezantuar, diskutuar dhe miratuar Buxhetin për vitin 2022, për t’u angazhuar çdo ditë e më shumë në zbatimin e programit qeverisës dhe plotësimin e zotimeve tona para qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera