Lajme

Kurti: Bislimi zgjohet e bie të fle me preokupimin për zbatimin e udhërrëfyesit për energji

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 17 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se preokupim i tyre, sidomos i zëvendësit të tij, Besnik Bislimit, është zbatimi i udhërrëfyesit për energji.

Sipas tij, Bislimi zgjohet e bie të fle me këtë preokupim.

“Zyra e Rregullatorit për Energji ka pasur dy javë ta bëjë licencimin dhe e ka bërë për dy ditë, por nga ana tjetër edhe sot e kësaj dite nuk e kemi regjistrin e konsumatorëve në veri dhe ky është preokupimi im kryesor dhe kjo është çështja numër një me të cilën zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje zëvendësi im, nëse fle, Besnik Bislimi, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme sot për të, por edhe pushtimin tonë që të zbatohet ai udhërrëfyes dhe përfundimisht të kemi shërbimin e furnizimit edhe në veri, pagesën e energjisë së konsumimit dhe stabilitetin energjetik në Kosovë”, ka thënë Kurti në konferencën e sotme për medie.

-Advertisement-

“Preokupim ynë kryesor është zbatimi i udhërrëfyesit, i cili sa do ta mundësonte që sa më parë të fillojë pagesa e energjisë në veri të Kosovës, sepse shteti ynë s’mund ta përballojë as financiarisht as materialisht një përsëritje të viteve të mëhershme”, ka shtuar ai.

Ndërkaq tha se strategjia e tyre për energji 2022-2031, do të shpaloset së shpejti edhe në kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera