Lajme

Kurti bisedon me ministrin arab për aneksin e zbatimit të planit evropian

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 04 April 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti për një takim bilateral, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, që krahas stafit të tij, po shoqërohej nga ambasadorja jo-rezidente për Kosovë, Nabila Al Shamsi.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Kosovës dhe popullit të saj, në ditët më të vështira si refugjatë në vitin 1999, për mbështetjen pas shpalljes së pavarësisë si shtet sovran, dhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe. Mirënjohje të veçantë shprehu për Spitalin e Fëmijëve “Sheikha Fatima” në Prishtinë, që u ndërtua me mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara Arabe, e i cili u inaugurua në shtator të vitit 2021.

Në takim, u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj, që u arrit në Ohër me 18 mars, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Zayed Al Nahyan, i cili u shpreh i lumtur që po viziton prapë Prishtinën, falënderoi kryeministrin për mikpritjen, bashkëpunimin dhe për raportet e shkëlqyeshme bilaterale.

Përkrah kryeministrit, në takim ishin zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe deputeti i Kuvendit, njëherësh nënkryetari i Grupit të Miqësisë me Emiratet e Bashkuara, Armend Muja.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera