Lajme

Kurti bisedë telefonike me Peach, theksohet rëndësia për koordinim në politikën rajonale

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 06 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.Duke biseduar për Ballkanin Perëndimor, u theksua rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.

Kurti theksoi angazhimin e qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, ndërsa lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, ai potencoi se Kosova ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian.Në emër të Qeverisë së Kosovës, Kurti shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabetë II.

Të tjera