Lajme

Kurti, bisedë telefonike me Cholletin nga Ohri: Të përkushtuar që të nesërmen ta bëjmë ditë suksesi

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 17 March 2023

Nga Ohri, ku ka mbërritur sot, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kurti, nëpërmjet një njoftimi të shkurtër në Twitter, ka thënë se gjatë bisedës ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të nesërmen ta shndërrojë në ditë suksesi.

“Me të ardhur në Ohër, para bisedimeve të nesërme, zhvillova një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimet euro-atlantike dhe sigurinë. Theksova që ne jemi të përkushtuar për ta bërë të nesërmen ditë suksesi”, ka njoftuar Kurti.

-Advertisement-

Kurti pret që nesër të takohet me presidentin Vuçiq. Pritet që të arrihet një marrëveshje mbi Aneksin për zbatimin e planit franko-gjerman.

Gjatë ditës së sotme, por edhe ditëve të mëhershme, Kurti ka shprehur vullnetin dhe vendosmërinë që ta arrijë një marrëveshje të shtunën e 18 marsit.

Ndërkohë, Vuçiq sonte ka deklaruar se “nuk do të nënshkruaj asgjë në Ohër” dhe se ai i di “vijat e kuqe”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera