Kurti bëri homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

Autori: Gazeta inFokus
13:22 | 11 August 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule te varrezat e qytetit të Gjakovës, për nder të 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Elton Zherka dhe Përmet Vula.
Kurti tha se dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike “që nuk është thjesht ditë e vdekjes, por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tonë”.
Pas nderimeve, Kurti tha se Përmeti dhe Eltoni vijnë nga familjet patriotike me edukatë të kamotshme qytetare.
“Eltoni edhe Përmeti kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën. Janë patriotë të paepur të cilët më këto lule të freskëta që vendosëm pranë varreve të tyre do të na inspirojnë, e do të na frymëzojnë përjetësisht, pra dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tone, po njëkohësisht edhe na e përkujton jo në çdo përvjetor por çdo ditë se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon”, tha Kurti

Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...
-
Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte rënë nga dritarja pas një mosmarrëveshje me djalin e tij
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit...
-
700 milionë euro për rrymë! Dëgjoni Albin Kurtin – në 5 minuta kuptohet si u ndërtua mafia energjetike nga shërbimi i Millosheviçit përmes Fazlliçit e Hamoviçit
Vetëm pesë minuta nga deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mjaft...
-
Emisari i BE-së njofton për fazë të re të dialogut Kosovë–Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka ...
-
Prokuroria ia sekuestroi iPhone-n, ministri Peci refuzon ta tregojë kodin
Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të re...
-
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë Me...
-
Në kuadër të Forumit të Grave, Osmani takon kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasin për “thellimin e raporteve mes dy shteteve”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuv...
-
AAK konfirmon Zenun Elezajn si kandidat për kryetar të Klinës
Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë për një mandat të ri ...