Lajme

Kurti: Beogradi po bën betejën më të madhe që Asociacioni të vendoset në qendër

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 09 February 2023

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot në Kuvend se po zhvillohet një betejë e madhe politike dhe diplomatike, për ta bërë Asociacionin cështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman, ndonëse në propozim nuk i është dhënë një rëndësi e tillë, as në rënditje.

Ai thotë se neni për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët është në nenin 10, në fjalin e fundit të dokumentit, që i është dhënë Kosovës dhe Serbisë si propozim për normalizimin e raporteve.

“Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit evropian, po ashtu, referohet marrëveshjeve të mëhershme. Të gjitha marrëveshjeve në Bruksel. Beteja politike që aktualisht po zhvillohet është kjo: në njërën anë prej 33 marrëveshjeve, Beogradi do ta parzgjedhë vetëm një që e ka më të dashur, 19 prillit 2013, atë të Asociacionit. Ato marrëveshje nga pikëpamja e Qeverisë së Kosovës nuk kanë hierarki, as vlerore, as logjike. Ato kanë rend kronologjik, nuk janë nënshkruar të gjitha në të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Tutje, ai thotë se po zhvillohet një betejë për faktorizimin e cështjes së Asociacionit.

“Këtu po zhvillohet një betejë e madhe politike dhe diplomatike”, ka thënë Kurti.

Dhe, beteja tjerër është që në kuadër të propozimit të Bashkimit Evropian, ai neni 10 i cili i referohet marrëveshjeve të mëhershme, me një lloj sforcimi dhe insistimi, të nxjerret gati në preambulë. Kjo është e papranueshme për ne”,

“Beogradi po bën betejen, ndoshta më të madhe, që Asociacioni të jetë parakusht, ose në qendër”, tha ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera