Lajme

Kurti bënë homazhe të varri i Enver Zymberit në 10 vjetorin e rënies

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 26 July 2021

Kryeministri, Albin Kurti ka kujtuar policin e ndjerë, Enver Zymberin në 10 vjetorin e rënies në krye të detyrës.

Ai ka bërë homazhe në Dubovc të Vushtrrisë ku ka vendosur lule të varri i Zymberit, shkruan Gazeta Infokus.

“Derisa Kosova është në zi për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci, sot kujtojmë një jetë të dhënë në krye të detyrës në mbrojtje të Republikës së Kosovës”” ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kurti poshtu ka takuar edhe familjaret e policit të ndjerë, Enver Zymberit.

“Me t’u kthyer nga vizita te të lënduarit në Kroaci, në 10 vjetorin e rënies së Enver Zymberit bëra homazhe në Dubovc të Vushtrrisë. Pasi vendosa lule të freskëta te varri i Enverit, vizitova edhe familjarët e tij. Me bacën Rremë, Muharremin, babain e Enverit, kemi qenë bashkë për afër një vit në burgun e Pozharevcit”, ka shkruar i pari i Qeverisë.

Më poshtë gjeni statusin e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera