Lajme

Kurti bën homazhe tek shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në 24-vjetorin e rënies së tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 22 September 2022

Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te shtatoret e tyre në Drenas, shkruan Gazeta Infokus.

Ai vendosi lule pranë shtatoreve të tyre.

“Që nga vitet ’80-të e tutje, emri i Fehmi Lladrovcit haset kudo ku kishte veprimtari politike dhe ushtarake për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Por ashtu siç emri i Azem Galicës rëndom përmendet bashkë me emrin e gruas së tij Shotës, edhe emri i Fehmi Lladrovcit është bërë i pashqitshëm nga emri i gruas së tij Xhevë Krasniqit” ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Kurti ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si të tillë, bashkërisht, ata janë bërë pjesë e historisë moderne të Kosovës.

“Më 22 shtator 1998, bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci u përballën disa orë rresht me njësite të tëra serbe në Gradinë, ku të dy bashkë ranë dëshmorë duke luftuar përballë trupave serbe. Atë ditë, bashkë me ta ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Në këtë përvjetor, Kryeministri Kurti nderoi kujtimin e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Fatime Hetemit, Shefqet Zekës dhe të gjithë dëshmorëve që ranë në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera