Kurti bën apel kundër zjarrvënieve: Një zjarrfikës e humbëm në krye të detyrës
Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 14 August 2024
Kryeministri Albin Kurti ka bërë apel që të mos shkaktohen zjarret dhe të raportohet ato sa më herët për të shmangur tragjeditë në këto temperatura të larta.
Ai tha se apelin e bën duke i shprehur ngushëllimet familjes së zjarrfikësit Sefadin Osmanaj që humbi jetën në krye të detyrës.
“Temperaturat e larta gjithashtu rrisin rrezikun për zjarre dhe përhapjen e tyre të shpejtë. Përballë kësaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që faktori njeri të jetë faktor në shuarjen e zjarreve dhe kurrsesi shkaktar i tyre apo nga pakujdesia. Përveçse janë vepra penale dhe që dënohen me ligj, kanë potencial të madh të tragjedive njerëzore dhe pasojave mjedisore të pamatshme. Në këtë ballafaqim, vendi ynë tashmë e ka përjetuar një humbje të dhimbshme javën që lamë pas. Zjarrfikësi Sefadin Osmanaj humbi jetën në krye të detyrës. Ngushëllimet tona për familjen Osmanaj janë apeli ynë më i zëshëm kundër zjarrvënieve dhe për bashkëpunimin me institucionet e vendit në identifikimin e hershëm dhe reagimin e menjëherëshëm në rast të zjarrit”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ai tha se për këtë çështje ka folur edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, në një “takim konsultues dhe koordinues”.
“Ndihma e KFOR-it është shumë e rëndësishme në këtë çështje”.
Të tjera
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...
-
Këshilltari i Kurtit sulmon rëndë Haradinajn: Ndoshta i jep tokë Serbisë si Malit të Zi
Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka prov...