Lajme

Kurti: BE t’ia mbledhë betë Serbisë e Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 21 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të martën se ujdia e arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut nuk po zbatohet nga pala serbe. Për këtë arsye ai kërkoi reagimin e ndërkombëtarëve.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen. Kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë”, deklaroi ai.

Shefi i ekzekutivit shpjegoi edhe nenin shtatë të marrëveshjes bazë, ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë.

-Advertisement-

“Bëhet fjalë për një formulim që i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës”, shpjegoi tutje kryeministri.

E tregoi edhe mundësinë që ujdinë ta dërgojë për ratifikim në Kuvend, megjithëse tha se kjo do të diskutohet edhe me deputetët të enjten.

Më 18 mars është arritur marrëveshje mbi Aneksin e implementimit të Planit Evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve.

Megjithatë, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, ka thënë se marrëveshja dhe aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera