Lajme

Kurti: Bashkëndjejmë me ShBA-në dhe së bashku sigurohemi që terrorizmi të mos triumfojë kurrë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 11 September 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ndjen bashkë me ShBA-në dhe së bashku do të sigurohen që terrorizmi të mos triumfojë kurrë.

“Ne sot bashkëndjejmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku do të sigurohemi që terrorizmi dhe ligësia nuk do të triumfojnë kurrë”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

“Pak më shumë se dy vjet kishin kaluar nga çlirimi i Kosovës. Ende nuk i kishim pastruar mirë rrënojat e luftës dhe aroma e shkrumbit akoma ndjehej nga shtëpitë e djegura. Amerika po sulmohej! Një vrull ndjenjash të përziera mes frikës, zemërimit dhe pafuqisë për t’i dalë në ndihmë vendit që ndali gjenocidin dhe na ndihmoi të fitonim lirinë, përcillnin pamjet apokaliptike të rrëzimit të rrokaqiejve binjakë në Neë York dhe të shkatërrimit të një pjese të Pentagonit, në afërsi të kryeqytetit amerikan, Ëashington, D.C”, ka thënë ai.

Ai tha se sot kujtojmë për të mos i harruar kurrë gati tremijë jetë të bukura, nga më shumë se 90 shtete, që u morën mizorisht.

“Ata që sulmuan shpresuan që përmes frikës dhe terrorit ta dobësonin, por ShBA-të qëndruan këmbëngulëse dhe dëshmuan se asnjë akt terrori nuk ndryshon karakterin e kombit amerikan të themeluar mbi besimin se të gjithë janë të krijuar të lirë dhe të barabartë”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera