Kurti bashkëbisedon me pjesëtarë të komunitetit jo shumicë goran
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 19 May 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Enes Goran, sot është takuar me pjesëtarë të komunitetit jo shumicë goran.
Pjesëmarrja përfshinte shoqërinë civile, punonjësit në institucione, dhe përfaqësimin politik nga niveli lokal.
Në takim, Kryeministri Kurti i përditësoi me veprimet e qeverisë për komunitetin goran nga takimi i fundit që kishin në tetor. Këtu përfshihet pakoja mbështetëse prej 3 milionë euro për komunitetet jo shumicë, për OJQ-të, bizneset e reja dhe ekzistuese, dhe për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale.
U fol edhe për programin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, për ndarjen e 500 mijë eurove për OJQ-të dhe mediat, me mjete të rezervuara për secilin komunitet; dhe për përfituesit goran nga thirrja e fundit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndërtimin e shtëpive.
Kryeministri përmendi punën e Qeverisë me Komisionin për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut dhe iniciativën për krijimin e Njësisë për Përkthim dhe Harmonizim në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Të pranishmit kanë ndarë brengat e tyre për sa i përket punësimit të komunitetit në institucione, ndërsa kryeministri ka ndarë me ta planet për adresimin dhe trajtimin kësaj çështjeje.
Të tjera
-
Viti 2025 në Kosovë dyshohet se nisi me tërmet
Dyshohet se ka ndodhur një tërmet në Kosovë. Dyshimet e para janë që epiqe...
-
Me flamur në dorë, një grup i qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina hyjnë për herë të parë pa viza në Kosovë
Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovin...
-
Një pjesë e policëve dhe zjarrëfikësve në veri të Kosovës e festuan në detyrë ndërrimin e motmoteve
Ndonëse në detyrë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zjarrëfikësve të Mitr...
-
Sikur bombardime, pamje nga Prizreni ku aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike
Pamje të rënda vijnë nga Prizreni, aty ku aksidentalisht shpërthyen mjetet pi...
-
Hyjmë në vitin 2025, Kosova në festë
Gjithë Kosova është duke festuar Vitin e Ri 2025. Gazeta Infokus ju uron n...
-
Ramush Haradinaj uron Vitin e Ri me një foto familjare
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e t...
-
Publikohen pamjet e rënda të shpërthimit masiv të fishekzjarreve në Prizren ku u lëndua një person
Para rreth një ore në Prizren ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Aksidentalis...
-
Lëndohet një person nga fishekzjarret në Prizren, zjạrri përfshinë edhe një banesë
Një shitës ambulant është ka mbetur i lënduar nga ndezja e fishekzjarrëve son...
-
Sikur një pjesë e Kosovës, edhe Porto Riko pa rrymë për Vit të Ri
Jo vetëm qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike...
-
SHBA-ja dhe Britania të kënaqura me certifikimin e Listës Serbe
Gjykata Supreme e Kosovës, të martën njoftoi se ka hedhur poshtë si të paleju...
-
Në natën e vitit të ri aksident në Gurrakoc të Istogut, dy persona të lënduar
Një aksident ka ndodhur në fshatin Gurrakoc në ora 18:40, të martën. Këtë ...
-
Pamje të rënda, një fëmijë 10-vjeçar e pëson keq nga mjetet piroteknike
Festat e fundvitit ka sjellur edhe hidhërime tek disa familje, shkak janë fes...