Lajme

Kurti bashkë më ministra marrin pjesë në pritjen për festën e Pashkëve

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 17 April 2022

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në pritjen solemne, me rastin e festës së Pashkëve katolike të organizuar në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

Me dëshirën për Pashkë të bardhë e të mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve, Kurti uroi Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët katolikë të pranishëm.

Në këtë pritje, i pari i Qeverisë u shoqërua nga Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera