Lajme

Kurti asnjë fjalë për takimin me Lajçak, përderisa Borrel tha se ka propozim të ri për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 06 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mëngjesin e sotëm emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajcak.

Kyy i fundit pas takimit foli para mediave, e ku tha se po BE po përgatitet për një takim të shpejtë ndërmjet Albin Kurtit e Aleksandër Vuciq.

Por, përderisa në Prishtinë ka qëndruar Lajçak, ka qenë shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell që nga Shqipëria ka konfirmuar se Lajçak gjatë vizitës në Beograd e Prishtinë, ka sjell një propozim të ri të planit franko – gjerman.

-Advertisement-

Sipas Borrellit, tani është një moment shumë i rëndësishëm për dialogun, teksa nuk ka dhënë asnjë afat.

Borrelli bëri me dije se në Kosovë e Serbi është dorëzuar versioni i fundit i propozimit, por nuk tregoi se çfarë përmban ky propozim

“Është një moment i rëndësishme për dialogun Kosovë Serbi. Dje në serbi e kemi dorëzuar versionin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë ndërsa në Kosovë e kemi dorëzuar sot”, ka thënë Borrell.

Deri në këto momente Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Albin Kurti nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme as për takimin me Lajçak nëse ai i ka dorëzuar version e përditësuar të planit frankko- gjerman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera