Lajme

Kurti: 22 vetura do t’u dërgohen komunave për të kryer vizita mjekësore në shtëpi për nëna dhe fëmijë deri në moshën 3 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 15 September 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se dy 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për të realizuar vizita mjekësore në shtëpi për nëna dhe fëmijë deri në moshën 3 vjeçare,

Siç ka pohuar Kurti, Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e veturave në zona të thella rurale.

“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera