Lajme

Kurti: 2024-ta është certitikata e suksesit e Ibër-Lepencit, vitin pritet ta përmbyll me rreth 1.6 milion euro fitim neto

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 03 January 2025

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se viti 2024 është “certifikata e suksesit” e Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”.

Kurti ka thënë se kjo ndërmarrje arriti ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin që u shkaktua nga sulmi 29 nëntorit dhe se pritet ta përmbyllë vitin me 1.6 milion euro fitim neto.

“2024-ta është certitikata e suksesit e Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenc”.  Kjo ndërmarrje përveçse arriti ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntorit dhe ta rehabilitojë plotësisht brenda një muaji kanalin e dëmtuar, ajo vitin pritet ta përmbyll me rreth 1.6 milionë euro fitim neto nga 2.9 milionë euro humbje sa ishin regjistruar në fund të vitit 2021”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë sot se kjo Ibër Lepenci është shndërruar në ndërmarrje fitimprurëse në vitin 2022, pas së paku 7 vitesh operim me humbje.

“Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje.*”, ka shkruar Rizvanolli, duke shtuar se shifrat janë preliminare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera