Lajme

Kurti: 1 shtatori do të jetë ditë normale, do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 16 August 2022

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka deklaruar se 1 shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje për BBC serbe, nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të një marrëveshjeje tjetër në takimin e ardhshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

”1 Shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë ato”, tha Kurti.

-Advertisement-

”Prishtina do të vazhdojë fushatën për ndërrimin e targave, Beogradi është i shqetësuar sepse mendon se njerëzit do ta pranojnë”, ka thënë kryeministri Kurti mes tjerash.

Kryeministri Kurti për BBC serbe foli edhe për takimin e 18 gushtit në Bruksel, ku tha se bisedimet po ndodhin në dy traka, e para është takimi mes liderëve ku do të jenë dy pika: elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes dhe çështjet e tashme, dhe besoj se do të ndjekim këtë rend.

“Në lidhje me çështjen e Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë, kryeministri tha se pala kosovare i kreu obligimet e saj “për dy ditë” derisa Beogradi “nuk e bëri as për tetë javë”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera