Lajme

Kurteshi: U binda se Hoxha ka gisht në vrasjen e Deharit

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 16 March 2018

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në interpelancën për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit ka thënë se ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha me fjalimin e saj e ka bindur se ka pasur dorë në vrasjen e Deharit.

Hoxha ka mbajtur përgjegjës kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe këtë parti për vdekjen e Astrit Deharit. Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e ministres Hoxha.

“Ministrja po më bind se ka gisht të drejtpërdrejtë në vrasjen e Astrit Deharit. Kjo ministre nuk i bën nder Qeverisë. Një ministër i Qeverisë nuk ka hapësirë të fol sa të dojë sepse këtu kanë hapësirë deputetët.

-Advertisement-

Me fjalime të tilla mund të paraqitet para kryeministrit. Gjyqësori ka vërtetuar me të gjitha faktet materiale se aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë dorë në sulmin ndaj Kuvendit. Dehari është mbyllur në burg. Duam të dimë kush e ka montuar këtë rast”, ka deklaruar Kurteshi.

Kurteshi ka shtuar se janë bërë ndërhyrje të drejtpërdrejta nga drejtësia në hetimet në rastin Dehari.“Astrit Dehari ka vdekur i pafajshëm në burg, a e ka mbytur dikush apo ka bërë vetëvrasje duhet të dihet por ai ka vdekur në duart e shtetit. Vetëm një hetim ndërkombëtar që do të tregonte se kush është fajtor do të sillte drejtësi në këtë vend. Kjo drejtësi është duke vdekur sepse e keni ngulfatur”, ka thënë Kurteshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera