Lajme

Kurteshi: Sakrificat e shqiptarëve lidhen me festat e Nëntorit

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 28 November 2017

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajazitit, duke e vlerësuar këtë ditë si të rëndësishme për shqiptarët.

Ismajl Kurteshi nga kjo Lëvizje ka thënë se për nder të 28 Nëntorit po i nderojnë dëshmorët duke u përkulur, sepse sipas tij, fal sakrificës së tyre edhe Kosova është sot e lirë dhe të gjitha sakrificat e shqiptarëve lidhen edhe me festën e Nëntorit. Drejtues të VV-së sot për nder të 28 Nëntorit kanë qëndruar në Prekaz, Llaushë dhe do të bëjnë homazhe në disa vende të Prishtinës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera