Ekonomi

Kurteshi, Reçicës: Po i shkelni të drejtat e njeriut

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 16 March 2018

Ismajl Kurteshi nga radhët e Vetëvendosjes, lidhur me çështjen e pensioneve kontribut-paguese për personat që kan kontribuar për shumë vite kërkoi nga ministri Reçica njohjen e kontributit të tyre, shkruan Infokusi.

Ndërkaq, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Scoaile, Skënder Reçica tha se ata vetëm po e zbatojnë ligjin dhe sipas ligjit për të përfituar rritje duhet të përmbushin disa kritere siç janë: Parashtruesi i kërkesës duhet të ketë moshën 65 vjet dhe minimum 15 vjet stazh të sigurimit pensional.

Sipas Kurteshit,  njerëzve duhet t’iu njihet kontributi për aq sa kanë kontribuar, nëse kanë kontribuar për 8 vite të iu njihet për 8 vite.

-Advertisement-

“Njerëzit që i kanë pa nji ditë 15 vjet, nuk ka të drejtë kërkush me ua mohu kontributin dhe kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, është padrejtësi dhe këto ligje duhet me u rregullu”, ka thënë Kurteshi. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera