Lajme

Kurteshi nuk flet për përplasjet në Vetëvendosje, i thotë gazetarëve se nuk janë fer

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 10 December 2017

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi përgjatë seancës së sotme të Kuvendit ka folur rreth të drejtave të njeriut, duke përmendur kështu edhe rastet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse pas përfundimit të kësaj seance, deputeti Kurteshi nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetarëve lidhur me atë se çfarë po ndodhë brenda Vetëvendosjes, pas publikimit të mesazheve ku deputetja Aida Dërguti i drejtohet me fjalë fyese deputetit të po të njëjtës parti, Albin Kurti.

Gjatë deklaratës së tij, Kurteshi mundohet t’i ikë temës, duke folur kështu për njerëzit në nevojë dhe duke i thënë gazetarëve se nuk janë fer.

-Advertisement-

Madje Kurteshi e ka pyetur atë se a u pëlqeu fjalimi që pati në seancën e Kuvendit, duke iu dukur kështu më e rëndësishme kjo se çështja e “mosmarrëveshjeve” brenda Lëvizje Vetëvendosje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera