Lajme

Kurteshi: Mbi deputetët po ushtrohet presion për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 20 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi në seancën e sotme ka thënë se presioni i madh mbi deputetët ka ndikuar në ndryshimin e qëndrimin te tyre për Demarkacionin, transmeton Infokusi.com

‘Deputetët e Kuvendit të Kosovës ka kohë që iu janë ekspozuar një presioni të madh që do të ndikojë në përcaktimin e tyre karshi projektligjit të Demarkacionit. Shpesh kemi dëgjuar konstatimet se ky ose ai institucion është kapur ose kërkesën’, ka thënë Kurteshi.

Ai gjithashtu ka shtuar se projektligji për demarkacionin është sjellë vetëm një herë në Kuvend nga 2015 që kur është nënshkruar.

-Advertisement-

“Sa është i pavarur Kuvendi mund të shihet, marrëveshja është nënshkruar në gusht të 2015 dhe në vitin 2018 ky projektligj është sjelle vetëm një herë në Kuvend dhe është tërheq nga Qeveria për mungesë votash”, ka thënë ai.

Ka më shumë se 5 orë që ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera