Lajme

Kurteshi: Ideja për korrigjimin e kufirit, e rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 13 August 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, është shprehur kundër idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.
Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se ideja për korrigjimin e kufirit apo loja me Luginën e Preshevës është shumë e rrezikshme dhe duhet të pengohet.Kurteshi i ka bërë thirrje Kuvendit që në shtator të marrë vendime të duhura karshi kësaj situate, në të kundërtën ka thënë se qytetarët duhet të dalin në mbrojtje të republikës.
Kurteshi ka vlerësuar se vendit po i kanoset rreziku i ndarjes, prandaj ka paralajmëruar mbajtjen e protestave në shtator.

Ai ka thënë se qytetarët nuk do të lejojnë as autonomi për veriun dhe as ndarje të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera