Kurteshi i VV-së kërkon publikimin e listës me votuesit e refuzuar jashtë vendit, kundërshton KQZ’ja
Autori: Gazeta inFokus
11:29 | 11 February 2021
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të publikohet lista e votuesve jashtë vendit e që u është refuzuar aplikimi për votim, shkruan Gazeta Express.
Përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë që publikimi i kësaj liste do të ishte në vendim i drejtë i KQZ’së.
“Është kërkuar që të publikohet lista e personave të refuzuar dhe që janë pranuar që kanë të drejtë me e dërgu votën. Këto lista duhet të përputhen sepse me gjasë ka njerëz që nuk e dinë dhe nuk e shohin veten në listën e atyre që kanë aplikuar suksesshëm dhe janë konfirmuar. Kjo është një problem dhe kishte me qenë e drejtë që të publikohet përfundimisht lista përfundimtare e personave të refuzuar”, ka thënë Kurteshi.
Më tutje ai ka kërkuar edhe që data 13 shkurti të jetë data deri kur do të pranohen votat me postë.
“Data 13 shkurtë të jetë datë deri kur pranohet posta me fletëvotime nga jashtë. Sepse ajo nuk e dëmton në asnjë mënyrë votën që hidhet me 14shkurt në Kosovë”, ka thënë ai.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmetaj, i ka thënë Kurteshi se publikimi i kësaj liste nuk është bërë asnjëherë dhe rrjedhimisht sipas tij nuk do të publikohet as tani.
“Sipas procedurave kjo listë nuk është publikuar asnjëherë. Të gjithë ata që nuk e gjejnë veten në listën e aplikuesve të suksesshëm jashtë vendit janë në listën e refuzimeve”, ka thënë Ahmetaj
Pas kësaj përgjigje të Ahmetaj, ka reaguar përfaqësuesi tjetër i VV’së në KQZ, Alim Rama. Ai e ka quajtur këtë qasje të KQZ’së, jo transparente.

T� tjera
-
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombë...
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...































