Lajme

Kurrikula e re për edukimin seksual: Kurti pyetet a do të prekej symbyllurazi me ministren Nagavci, ky është reagimi i tij

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 13 November 2024

Sot Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë prezent në përurimin e objektit të ri të Urgjencës në Podujevë.

Ai aty u përballë me një pyetje jo të zakonshme, duke qenë se nga e hëna pati një reagim të madh publik kundër kurrikulës së re të edukimit seksual në shkolla një çëshje që u ngrit në Kuvendin e Kosovës.

E gjithë kjo sepse kjo kurrikulë përmban disa aktivitete e njëri ndër ta është edhe prekja symbyllurazi në mes të nxënësve, pjesa që nxiti më së shumti reagim në opinionin publik.

-Advertisement-

Kurti u pyet nga gazetari i Shënjestër nëse do të prekej në Kuvendin e Kosovës symbyllurazi me ministren e Arsimit, Arbëri Nagavcin.

Ai nuk u përgjigj megjithatë bëri një mimikë të fytyrës dhe si duket pyetja nuk i pëlqeu. Ndiqni videon:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera