Lajme

“Kurrë s’e kam dëgju që ka bo of”, Shabani rrëfen pathyshmërinë e Ukshin Hotit në burgjet serbe

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 16 May 2023

Isak Shabani në FRONTAL të T7, ka rrëfyer për torturat që i kanë përjetuar pasi janë zhvendosur nga burgu i “Mitrovicës së Sremit” për në burgun e “Nishit”.

Shabani thotë se para se të futeshin në qelitë e burgut të Nishit, ishte dashur të kalonin përmes dy kordonëve të gardianëve e policëve të cilët qëllonin me shufra gome e hekuri.

Ai thotë se Ukshin Hoti ka qenë i pari që është futur në mes të kordonit të policisë dhe nuk është përkulur e as mbrojtur fare pavarësisht goditjeve.

-Advertisement-

“Profesori i nderuar ishte i pathyeshëm. Pe përmendi një rast kur ka kanë sjellë prej Mitrovicës së Sremit. Kur kemi ardhë në ai ka qëndruar i pa përkulur, edhe nëse ne të tjerët mundoheshim ta ruanim kokën.

Kur kemi ardhë në nish kanë qenë dy kordona me gardianë e policë me maska. Ne është dashur të kalonim përmes atyre dy kordonave. Ata kishin shufra të gomave e hekurit. Ai i pari u hi në atë kordon dhe fare nuk e ka ulur kokën. Ne të burogsurit tjerë mendonim kaniherë me e ruajt kokën.Ai kurr s’është përkulë”, ka thëën Shabani në FRONTAL.

Shabani ka treguar se si Ukshin Hoti ishte nxjerrë nga qelia i vetëm dhe ishte torturuar ndaraz nga të burgosurit tjerë.

Megjithatë thotë se asnjëherë s’e ka dëgjuar teksa e lëshon qoft edhe një ofshamë.

“Malltretimet ndaj atij s’i kanë ndalë. Edhe kur na kanë vendos në qeli, e kanë nxjerrë të vetëm dhe e kanë torturuar.Të betohem në Zot që kurrë s’e kam dëgju që ka bo off. Ka pas një qëndrim që e këna marrë lakmi të gjithë”, ka thënë Shabani në FRONTAL.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera