Lifestyle

Kurrë nuk do t’ju kujtohet, por ndihmon shumë: Përse të gjithë në banjë duhet të mbajmë një buqetë eukaliptusi!

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 12 November 2018

Ndoshta tingëllon si diçka që mund ta provoni vetëm në qendrën Spa, mirëpo përvojën e këtillë aromatike lehtë mund ta krijoni edhe në banjën tuaj!

E gjitha që duhet të bëni është që një buqetë të vogël degësh eukaliptusi ta varni në kokën e dushit (apo diku në afërsi), që derisa ju të bëni dush të lirojë aromë të këndshme dhe qetësuese,

Pos që do t’ju ndihmojë që maksimalisht të relaksoheni, aroma e eukaliptusit e përzier me avullin e ujit ka edhe një efekt të rëndësishëm.

-Advertisement-

Në të vërtetë eukaliptusi do të lehtësojë frymëmarrjen kur keni i hundët të mbyllura dhe ftohje.

Pikërisht për këtë shkak eukaliptusi është përbërës i shpeshtë i preparateve, të cilat i fërkojnë në gjoks për frymëmarrje më të lehtë dhe i vënë në aparate të cilat e bëjnë ajrin të lagësht.

Kur e mbani në banjë derisa jeni duke bërë dush, avulli i ujit do të lirojë vajra esencialë të eukaliptuesit, të cilat ndihmojnë në pastrimin e hundës së mbyllur dhe në eliminimin inflamacionit që ka të bëjë me infeksionin e sinusit dhe bronkitit.

Për efekt maksimal, do të jetë e mjaftueshme një tufë e vogël degësh eukaliptusi që do të mund të zgjasë rreth një muaj. Kushtoni kujdes që eukaliptusi të mos jetë nën vrushkullin direkt të ujit.

Vërejtje: Kujdesi është i nevojshëm nëse keni qen apo mace në shtëpinë tuaj të cilët assesi nuk bën të kenë kontakt me eukaliptusin, sepse nëse e hanë mund të jetë jashtëzakonisht toksik për ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera