Lifestyle

Kura shtëpiake: Bëjeni vetë testin për Candida

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 19 January 2018

Sipas Qendrës për hulumtimin e infeksioneve me candida në Floridë, koha më e mirë për bërjen e testit është në mëngjes, pasi të zgjoheni nga gjumi.

Para se t’i lani dhëmbët, nxirreni pështymën apo vëni në gojë çka do qoftë, dhe hidheni në një gotë të pastër uji, në gotë të tejdukshme.

Grumbullojeni pështymën në gojë (mos u kollitni, është me rëndësi të mblidhet vetëm lëngu nga goja), hidheni në gotë dhe shikoni se ç’po ndodh, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

candida 2

Pështyma do të pluskojë mbi sipërfaqe që është krejtësisht normale. Mirëpo, nëse në afat prej 15 minutash shfaqen “fije” të hollë të zgjatura të cilët përhapen nëpër ujë, kjo është shenjë e pranisë së candidas.

“Fijet” mund të na duken si qime floku, këmbë merimange, madje edhe si meduzë.

Shenja tjetër është pështyma shumë e turbullt e cila në afat prej disa minutash bie deri në fund ose njolla të turbullta në mes të gotës të cilat ngadalë fundosen apo mblidhen nën pështymë në sipërfaqe.

Kjo që shihni, pikërisht janë koloni kërpudhash të cilat lidhen në fije, ndërkaq ne ju rekomandojmë që menjëherë të shkoni te mjeku dhe të filloni shërimin. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera