Kura natyrale me rigon të kuq për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes
Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 10 April 2020
Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme.
Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm. Studime të mirëfillta shkencore kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë.
AgroWeb.org ju tregon se e njëjta sasi përmban 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate, 12 herë më shumë se në një gram portokalle dhe 4 herë më shumë se boronicat. Të dy varietetet e rigonit, si ai i kuq dhe ai bardhë janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Por varieteti i rigonit të kuq cilësohet shkencërisht si kultivari me përqendrimin më të madh të vlerave, kjo krahasuar me kutivarin e rigonit të bardhë.
Rigonin e bardhë e gjeni kudo në pikat e shitjes në vend, ndërsa rigoni i kuq gjendet në sasi më të kufizuara dhe tregtohet në farmacitë bimore ose në pika e tregtimit të bimëve mjekësore. Çaji i rigonit të kuq ose çaji alpin apo çaji i bjeshkëve ndihmon kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak.
Cila pjesë nga Rigoni i Kuq ka më tepër vlera?
Bima për çaj përbëhet nga pjesa mbitokë e rigonit te kuq, i cili është një bimë barishtore shumëvjeçare, karakteristikë e zonave pyjore deri ne zonat malore. Bima e rigonit të kuq ka kërcell me një ngjyrim të kuqërremtë, me lule të vogla me ngjyrë të purpurt.
Vlerat natyrale të Rigonit të Kuq
Bima e rigonit të kuq përmban plot substanta esenciale, antioksidantë dhe tanina etj. Rigoni i kuq funksionon për rregullimin e problemeve me tretjen, nxjerrjen e gëlbazës, trajtimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rigoni i kuq gjithashtu është kurë natyrale kundër kollës së bardhë dhe nxit djersitjen dhe largimin e viruseve në rastet me rrufë, ftohje dhe me grip. Përdorimi i mëposhtëm vlen edhe kundër acarimeve dhe problemeve të lekurës dhe të mukozave. Në këtë rast përdoret vetëm si shpëlarës i zonave të prekura disa herë në ditë.
Përgatitja dhe përdorimi i kurës me Rigon të Kuq
Një sasi prej një luge çaji me rigon të tharë dhe të copëtuar hidhet në një enë ku shtohet një sasi prej 150 ml ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15 minuta. Më pas, lëngu kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë pasi të jetë ftohur deri në vakje. Për një periudhë shtatëditore, duhet pirë një sasi prej një filxhan kafeje, 2-3 herë në ditë para ushqimit. Çajin mund ta ripërgatisni në sasinë e duhur çdo ditë që ta përfitoni sa më të freskët në organizëm./AgroWeb
Të tjera
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...
-
Festë me tupana në Tetovë, Fronti Evropian shpall fitoren
Rezultatet e para në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin pë...
-
Dalin rezultatet në Tetovë
Në komunën e Tetovës deri më tani janë numëruar 61.620 vota nga gjithësej 86....
-
Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vd*ekje 44-vjeçarin në Pejë
Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, k...