Kura me rigon dhe vaj ulliri/ Ideale për rrugët e frymëmarrjes
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 22 January 2021
Rrugët e frymëmarrjes janë rregullisht të ekspozuara ndaj toksinave, viruseve dhe baktereve të cilat mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh. Detyra e sistemit imunitar është që të na mbrojë kundër tyre falë prodhimit të antitrupave. Megjithatë ka raste kur sistemi i frymëmarrjes ka nevojë për një ndihmë shtesë të përballojë sulme të njëpasnjëshme.
E vërteta është se edhe nëse njeriu ndjek një regjim të shëndetshëm ushqimor apo stil jetese, nuk i shpëton dot ndotjes së ajrit, substancave kimike dhe faktorëve të tjerë të jashtëm. Për pasojë, njeriu përballet me të ftohurën e përsëritur, kollën, bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes që mund të bëhen kronike. Sipas të dhënave, një nga kurat më të mira në mbrojtje të rrugëve të frymëmarrjes është rigoni me vajin e ullirit.
Përbërësit:
1 kërcell i freskët rigoni, ose dy lugë çaji rigon i thatë
1 filxhan çaji me vaj ulliri
Përgatitja :
Lajeni rigonin nëse është i freskët dhe lëreni të thahet.
Nëse është i thatë merrni dy lugë çaji me rigon
Më pas shtypeni në një enë.
Rigonin e shtypur transferojeni në një kavanoz qelqi dhe më pas shtoni vajin e ullirit. Kavanozin mbajeni në një vend të freskët dhe të errët për 2-3 javë. Çdo dy ditë hiqeni kapakun dhe përziejini përbërësit me një lugë druri. Kur rigoni të jetë tretur mjaftueshëm, kullojeni dhe përdoreni vajin.
Si Ta Përdorni Kurën E Vajit Të Ullirit Me Rigon
Sipas informacioneve rekomandohet pirja e gjysëm luge çaji me këtë vaj esëll në mëngjes. Nëse aroma është shumë e fortë, atëherë treteni në një gotë me ujë ose lëng frutash. Në rast se vuani nga ndonjë sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes merreni kurën jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje përpara gjumit. Ky vaj mund të aplikohet edhe në lëkurë dhe në kraharor për të larguar bllokimin. Kura duhet të përdoret për 2 javë deri sa shëndeti juaj të përmirësohet.
Vlerat E Kurës Së Vajit Të Ullirit Me Rigon
Kombinimi i rigonit me vajin e ullirit krijon një antibiotik natyral që lufton inflamacionin. Kjo kurë është ideale për pastrimin e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Vaji i ullirit dhe rigoni janë shumë të pasur me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Kura e bën imunitetin më të fortë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke furnizuar organizmin me magnez, kalçium dhe hekur. Kjo kurë është e shkëlqyer për përmirësimin e tretjes dhe mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Atë mund ta përdorni kundër dhimbjeve të kokës, tensionit muskular e të tjerë. Ajo përbën një masë të shkëlqyer parandaluese pa efekte anësore.
Të tjera
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...