Lifestyle

Kura fantastike e ujit për t’u dobësuar

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 17 May 2018
Sa përpjekje po bëni për të humbur kilet e tepërta? Ndoshta dhe po lodheni nga dieta që ndiqni. Nëse po kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta, ajo e ujit ndoshta është për ju. Keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për të?

Kjo terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit, por prej kohësh është e njohur në Japoni.

Çfarë konsiston kura e ujit?
Edhe kura e ujit ka disa rregulla precize, por të thjeshta për tu zbatuar.

Sapo të zgjoheni pini 400-600 ml ujë natyral. E rëndësishme është të konsumohet para se të hani vaktin. Uji duhet të jetë në temperaturë ambienti ose i vakët. Nëse doni pak shije i shtoni lëng të freskët limoni, transmeton Top Channel.

-Advertisement-

Mos u shqetësoni nëse sapo zgjoheni keni uri mos u shqetësoni, sasia e ujit që pini ju ngop për 45 minuta.

Hani një mëngjes të lehtë me të gjithë ushqyesit, por mbi të gjitha ushqime natyral dhe jo mishra e yndyrna.

Një opsion i mirë janë lëngjet e frutave ose sallatat, apo një tas qumësht me tërshërë e fruta të thata.

Edhe vaktet e tjera duhet të jenë të lehta që kura e ujit të funksionojë vërtetë.

Dy orë pas vakteve nuk duhet të pini asnjë lëng, por duhet të siguroheni që të pini 2 litra ujë të këshilluara.

Këshilla të tjera

Shtoni shumë pak kripë ujit, për të lehtësuar hidratimin e trupit. Dhe nëse doni një pije më të pasur keni frutat e freskëta apo dhe perimet jeshile.

U njohët me kurën e ujit? E kishit eksperimentuar më parë?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera