Kur Toto Riina përgjohej në burg: Kështu e vrava gjeneralin Dalla Chiesa
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 17 Nëntor 2017
Bosi i Bosëve, Toto Riina, kur ndodhej në burg, është përgjuar duke rrëfyer një prej vrasjeve më të bujshme të Cosa Nostra-s, atë të prefektit të Palermos, një prej pikave të kthesës në luftën e shtetit italian kundër mafias. Dhe disa zbulime të tjerë…
Nga Burgu i Opera-s, Toto Riina ka ripërshkruar krimin e vrasjes së gjeneralit Dalla Chiesa, bashkëshortes së tij, Emanuela Setti Carraro dhe oficerit të shoqërimit, Domenico Russo, duke rrëfyer se madje ka marrë pjesë edhe vetë në vrasje. “Sapo ai doli me të shoqen, e ndoqëm nga distanca dhe … bam… bam”. Dhe më tej vazhdon duke rrëfyer eksperiencën e tij si vrasës në moshën 52 vjeç: “Në goditjen e parë, në goditjen e parë – vazhdon – shkuam ne të tjerët… ishim shtatë apo tetë, nga ata të tmerrshmit… ishim të tmerrshëm. Ndërkohë ai kishte vdekur, por edhe pse ishte i vdekur vazhduam të qëllonim”. Riina është i goditur, acarohet, bën shenjë disa herë sikur po qëllon dhe tallet me bijtë e gjeneralit (“Ndonjëherë qesh me të bijën e Canale 5, ajo është e apasionuar pas të atit”).
Zbulimi bie ndesh megjithatë me dëshmitë e të penduarve, Calogero Ganci dhe Francesco Paolo Anzelmo, të cilët nuk kanë folur asnjëherë për bosin e bosëve të hipur mbi motorr, apo brenda një automjeti duke qëlluar gjeneralin. Ashtu si ka ndodhur edhe për sulmet e ’92, Riina pohon se e ka marrë ai vendimin për vrasjen, duke thënë se “Dalla Chiesa kishte nisur të shikonte në banka”. Dhe thotë se gjithçka e ka vendosur vetë: “Ata (bijtë) janë të bindur se babain ua vrau shteti – thotë Riina – por ka vetëm një njeri dhe kaq, ai ka marrë ndëshkimin nga njëri prej atyre që nuk do të lindin më”. Lorussos, Riina i rrëfen detajet e vendimit të tij dhe origjinës së urdhërit të vdekjes: “Kur dëgjova në televizion që ishte emëruar prefekt i Palermos për të shkatërruar mafian, thashë: Të bëhemi gati, të bëjmë gjithçka gati për t’i dhënë mirëseardhjen”.
Dhe kujton që ka thirrur në kauzë Pino Greco Scarpuzzeddan, një prej krerëve më të fuqishëm të mafias në vitet ’80, që më pas u vra me porosi të vetë Riinës: “Të nesërmen i thashë: Pino, Pino, përkushtoihu pak, shko dhe gjej këto gjëra… të përgatisim armë, të përgatisim gjithçka”. Dhe pothuajse shpreh hidhërim për faktin që nuk e vrau para “hotelit”, ndoshta vila e tij. “Mund ta bëja atje, për të qenë më spektakolar në hotel, megjithatë këto gjëra mua më bezdisin”.
Për Toto Riinën, bosin e bosëve të mafias italiane për një kohë shumë të gjatë, Dalla Chiesa ishte një njohje e vjetër që kur Prefekti ishte një toger i ri në moshë i Armas, në vitet ’60 në Corleone: “Ky filloi nga Corleone. E bënë toger në Corleone, në kazermën e Corleones… Dhe Corleone ia futi…”.
Por dëshmitë zyrtare tregojnë një realitet të ndryshëm nga fjalët e bosit korleonez të mafias, duke filluar nga fjalët e mjekut mafioz Giuseppe Guttadauro, të kapura nga një përgjues i vendosur në shtëpinë e tij: “Përse duhej t’ia bënim këtë favor”. Duke folur me një tjetër mjek që ishte pranë bosëve, Salvatore Aragona, i cili kishte pranuar se kishte dërguar tek Toto Cuffaro porositë e mafias, bosi shprehet i bindur se duke vrarë Dalla Chiesan, Cosa Nostra i kishte bërë një nder dikujt. Një zbulim që është në sintoni me fjalët e të penduarit Tullio Cannella, i cili i ishte ankuar se i ish dashur të organizonte krimin: “Kjo vrasja e Dalla Chiesas nuk na duhej… Do të duhen të paktën dhjetë vite për të riekuilibruar varkën”. Greco kishte lënë të kuptohej qartë se prapa vrasjes nuk ishte Riina, por Provenzano. “Sidoqoftë pata një shaka të vogël në këtë vrasje, dhe këtë shaka ma bëri Provenzano”. Klima përreth prefektit është gjithnjë e më e errët dhe ditën para ngjarjes, Dalla Chiesa i thotë të shoqes: “Nëse më ndodh diçka, merr ato që … i di ti. Kam shkruajtur gjithçka e zeza mbi të bardhë”. Por nuk do të gjendej asgjë.
Ajo që konfirmoi që niveli i sekreteve ishte shumë i lartë, ishte vetë bashkëshortja, Emmanuela, e cila i kishte thënë mamasë: “Di gjëra kaq të rënda, kaq të mëdha, por nuk mund të t’i them sepse Carlo Alberto më detyroi të betohem. Megjithatë të siguroj që as nuk do mundje t’i besoje, sepse këto gjëra kanë të bëjnë me njerëz që ne i njohim shumë mirë”. /Il Quotidiano/

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...































