Kur do të formohet Ushtria e Kosovës?! Flasin ekspertët e sigurisë!
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 05 June 2017
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani është shprehur optimist sa i përket krijimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ramadani për GazetaBlic ka folur rreth premtimeve të partive politike, ku zotohen që brenda një kohë të shkurtër të qeverisjes do të formojnë Ushtrinë e Kosovës.
Sipas Ramadanit këto premtime janë të realizueshme.
“Unë besoj se një qasje gjithëpërfshirëse, debatuese, dialoguese dhe e përbashkët është e vetmja rrugë institucionale për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Besoj se viti 2017 është viti i Ushtrisë së Kosovës, por për të arritur këtë duhet të ndërtohet platformë e përbashkët midis të gjitha institucioneve të Kosovës, platformë Qeveri-Opozitë-Shoqëri Civile, platformë Kosovë-SHBA-NATO. Pra, e besoj si të realizueshme nëse do të arrihet qasja e përbashkët. Edhe premtimi që brenda 90 ditëve të bëhet kjo, besoj se është i mundshëm”.
Ahmeti premtimet e partive politike në Kosovë, gjatë fushatës zgjedhore i ka quajtur të kota.
Ai për GazetaBlic ka sqaruar në mënyrë të hollësishme se çfarë po ndodhë me premtimet e partive politike dhe sa janë të realizueshme.
Ahmeti ka theksuar edhe një herë së vendimet për Ushtrinë dhe vizat nuk merren në Kosovë.
“Ku do t’i marrin gjithë ato të holla për të rritur pagat 30% për mësimdhënësit, po aq për pensionistët e kështu me radhë? Kanë fshehur diku para dhe tash duan t’ia kthejnë popullit?Ne e dimë se disa herë ka ndërhyrë Banka Botërore duke përgënjeshtruar politikanët dhe qeveritarët me arsyetimin se “nuk mundet me këtë buxhet të vendit”. Asgjë nuk ndryshon e bëhet pa parlamentin, i cili duhet të aprovojë buxhetet. E këtë të fundit nuk e di askush se ç’përbërje do të ketë. Nxjerrin fall? Jo gënjejnë për të manipuluar masat. Ashtu siç bëjnë me “Ushtrinë” dhe “Vizat”. Si e para ashtu edhe dyta nuk mund të vendosen në Prishtinë”.
Ai më tej ka thënë se aspak nuk është e kuptueshme e gjithë kjo maratonë premtimesh të zbrazëta, dhe janë qytetarët e Kosovës ata që do ta thonë fjalën e tyre të fundit.
Sipas tij, krijimi i Ushtrisë varet nga NATO e SHBA.
“Përndryshe Thaçi edhe me refuzimin e pacifistëve dhe serbëve do ta kishte bërë. Këto çështje varen nga NATO, BE, SHBA-të, Mali i Zi e jo nga qeveria e Prishtinës, e cila është e detyruar të plotësoj kritere, që donë të thotë t’i kryejë disa çështje të hapura, për shkak të të cilave u bllokua sistemi dhe rezultuan zgjedhjet. Nuk e di përse kjo maratonë premtimesh të zbrazëta? Besojnë se pa gënjeshtra e duke e thënë të vërtetën nuk fitohet vota? Nëse besojnë partitë kështu – ato që i përdorin rrenat – atëherë qenkan të bindur se populli i zgjedh vetëm nëse sillen kështu. Nuk besoj se masat nuk ua japin votën nëse në vend të premtimit: “Për tre muaj i marrim vizat” thonë “do të bëjmë çmos që sa më shpejtë t’i marrim votat.Kështu i lihet vetë qytetarit ta bëjë kalkulimin rreth mundësisë, kapacitetit dhe gjasave të kandidatit se çka mund të bëjë. Partitë besojnë se vetëm me këtë pakulturë elektorale mund të fitojnë zgjedhjet. Nëse është kështu atëherë mentaliteti i mbarë shoqërisë kërkon remont” përfundoi Ahmeti.
Në anën tjetër partitë politike gjatë fushatës zgjedhore kanë premtuar që krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të ndodhë brenda pak kohësh gjatë mandatit të tyre qeverisës.
Ndërsa kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovë, janë Lista Serbe ku kanë deklaruar se nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë krijimin e saj.
Për krijimin e Ushtrisë së Kosovës kërkohet që të votojnë edhe minoritetet, gjegjësisht 2/3 e tyre
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...