Rozë

Kur ta don ta don, Bebe Rexha i fiton 5200 dollarë në kumar

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 23 October 2019

Bebe Rexha ka fituar 5200 dollarë në kumar në Las Vegas dhe pas kësaj i ka gostitur me një drekë shokët e saj…kurse kënga e saj për filmin ku luan Angelina Jolie, Meleficent, ka arritur të kryesojë në top lista

Bebe Rexha i ka gostitur me një drekë të shtrenjtë shokët e saj pasi ka fituar në kumar 5200 dollarë në Las Vegas.

Këngëtarja shpesh ka thënë se dëshiron të luaj në aparate në “qytetin e mëkateve” dhe këtë e ka bërë edhe në vizitën e fundit-ku edhe ka përformuar në festivalin JBL-ajo kishte humbur fillimisht një shumë të vogël pasi që dështoi për të dal e para në vrapim-një bast që i kishte kushtuar asaj 500 dollarë.

-Advertisement-

Por, pastaj ylli fitoi bastin e madhe-pas që kënga që ajo e këndon për filmin Maleficent: Mistress Of Evil, “You Can’t Stop The Girl”-ishte aq i madh saqë ka shtruar një drekë të shtrenjtë për miqtë e saj.

“Vazhdimisht kam humbur, humbur dhe humbur. Kisha vendosur 100 dollarë në aparat dhe u bë interesant pasi që fitova 1800 dollarë. Pastaj futa 1800 të tjera por humba 5000, duke fituar vetëm 1300”, ka thënë ajo për emisionin Extra të US TV.

Bebe beson se fitorja në kumar vjen për shkak se ajo është e guximshme në shumë aspekte të jetës së saj, përfshirë edhe karrierën e saj në muzikën pop.

“Marrë rreziqe. Nuk frikësohem…madje edhe kur kam filluar në industrinë e muzikës në llogari bankare kam pas vetëm 600 dollarë”, ka shtuar ajo.

“Kështu që shkova në një makinë tjetër dhe fitova diku 1200 dollarë….shkova në “Rrotën e fatit” dhe fitova 3000 dollarë dhe pastaj fitova 2500 dollarë, kështu që nuk si ka ndodhur por në fund kisha 8000 dollarë-por fillova të ri-luaj përsëri dhe kisha 5200 dollarë, që nuk ishte keq. Unë gjithmonë fitoj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera